Zjarrfikësit dhe aeroplanët e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, vazhdojnë të luftojnë me së paku 10 zjarre aktive. Përkundër zotimeve të djeshme të kompetentëve, se do lokalizojnë të zjarret deri në fund të ditës, erërat po i shpërndanë flakët me shpejtësi. Në rajonin e Velesit, zjarrfikësit po luftojnë me 3 zjarre aktive, edhe atë në Creshevë, Bogomillë dhe Mokreni. Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit është kërkuar ndërhyrja e aeroplanëve. Në Llakavicë të Zhelinës zjarri ka zgjeruar perimetrin ndërsa nga era e fortë, tani zjarrin e ka çuar në drejtim të fshatit Sallarevë. Në këtë lokacion për shkak të ternit malorë ku është pamundur të futen kamionët e zjarrfikësve, është kërkuar ndërhyrja e aeroplanëve për të shuar zjarrin. Flakë ka marrë edhe mali i Gostivarit cili është lokalizuar nga zjarrfikësit lokal. Në rajonin e Shtipit ka 3 zjarre aktive që zjarrfikësit ende nuk kanë arritur t’i lokalizojnë. Zjarre aktive ka edhe në rajonin malor të Likovës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se hetojnë gjithë pikat ku ka rënë zjarr dhe se personat që janë shkaktarë do të sanksionohen. Gjatë tre mujorit të parë të vitit 2019 janë regjistruar 100 zjarre në hapësirë të hapur ndërsa vetëm për 8 persona është bërë kallëzim penal. Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim i apelojnë qytetarëve që të mos ndezin zjarre në fushat bujqësore me qëllim të pastrimit të kashtës, sepse për shkak të thatësisë dhe erërave zjarret përhapen shpejtë dhe marrin përmasa të mëdha.

Besian Leka

Loading...

Shpërndaj me

Loading...