Një sarkofag 2 000-vjeçar me skeletin e një njeriu është zbuluar në Turqinë Qendrore gjatë punimeve për ndërtimin e një rruge.
Punëtorët gjetën një sarkofag të groposur rreth 70 centimetra nën sipërfaqen e tokës dhe njoftuan muzeun e qytetit.

Ekspertët, së bashku me pjesëtarët e policisë vizituan vendin e gjetjes së sarkofagut i cili pas gërmimit u zhvendos në muze.

Në sarkofag po ashtu u gjetën pjesë prej qelqi dhe një shishe parfumi. Për më tepër, u gjet një skelet, i cili u dërgua në departamentin e antropologjisë të universitetit ”Hitum” në Çorum për ekzaminim të mëtejshëm.

Kreu i zyrës së kulturës dhe turizmit në provincën Çorum, Sumeya Sengul tha se sarkofagu me gjatësi prej 2,72 metra daton nga periudha romake.

“Kur hapëm kapakun e sarkofagut, pamë një skelet femër. Vlerësohet se ajo i përkiste një gruaje të moshuar”, theksoi Sengul, duke duke shtuar se një sarkofag i tillë është i rrallë në këtë zonë, sepse është bërë nga materiale lokale.

Më tej shtoi se për shkak të gjetjeve të tilla nevojitet të kontrollohet rajoni.

“Ndoshta mund të hasim edhe në disa varre të parregullta nga koha romake”, shtoi Sengul.

Drejtoria e Muzeut, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ka filluar përpjekjet për të eksploruar dhe ruajtur plotësisht rajonin si zonë e mbrojtur./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...