Bota e sportit është në zi. Lajmi i trishtë vjen nga Brazili, aty ku ish-sulmuesi i Vasco de Gama, Valdiram Caetano de Morais është gjetur i vdekur në rrugët e Sao Paulo.

Ish-ylli brazilian vdiq në moshën 36 vjeçare. Një jetë e pamatur që “thyen” talentin e tij, duke u përfshirë në ato të drogës dhe alkoolit. Pa një vendbanim fiks dhe shpesh i përfshirë në miqësi të keqe, mbrëmja e kësaj të diele ka qënë fatale për Morais.

Rindërtimi i ngjarjes:

Sipas mediave nga Amerika e Jugut, trupi i ish-futbollistit ka gjurmë të dhunës. Ndërkohë, policia vendase duhet se ka identifikuar edhe autorët e krimit të rëndë. Siç bëjnë me dije mediat braziliane, tashmë janë arrestuar 3 meshkuj, të cilët akuzohet për vrasje.

Një “talent i lodhur”:

Nuk i mungonte talenti, forca dhe teknika e mirë. Por fjalimi i vjetër që “pushteti nuk është asgjë pa kontroll” ndjek gjurmët e jetës së lojtarit që duket se ka një karrierë premtuese si profesionist. I ardhur në vitin 2006 te Vasco de Gama, në moshën 22 vjeçare, mbylli sezonin duke u bërë golashënuesi më i mirë në Kupën e Brazilit. Tifozët e donin atë dhe pas yllit të Romario, Valdirami do të vazhdonte të shkëlqente në klubin Karioca. Suksesi, megjithatë, zgjati shumë pak dhe u dogj shpejt: në shkurt të vitit 2007, lojtari u largua nga klubi i Rio de Janeiro. Pa shumë fat, ai u largua nga futbolli profesionist në 2014.

Të pastrehë dhe në varfëri:

Jeta mori një rrjedhë të rrezikshme dhe Valdiram preku fundin. I papunë dhe i pastrehë, Vasco de Gama vendosi ta ndihmonte dhe në 2018 atij i pagoi një periudhë rehabilitimi në një klinikë në San Paolo. Ai qëndroi atje për të paktën 6 muaj, deri kur u shpall i humbur dhe më pas u gjet i vrarë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...