Ish-sportisti i njohur dhe partnerja e tij janë gjendur të të vdekur në banesën e tyre në Kaliforni, ndërsa sipas policisë, bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë.

Ish-hokejisti Darren Partch (38 vjeç) dhe avokatja Wendi Miller (48) janë gjendur të vdekur në banesën e ish-sportistit.

Për herë të fundit ata janë parë të gjallë në pasditen e së dielës.

Partch ka bërë karrierë profesionale gjithandej Amerikës, ndërsa Miller është themeluese e një organizate që përkujdeset për fëmijët, prindërit e të cilëve janë në procedura gjyqësore.

I biri i avokates Miller ka bërë të ditur se nuk ka ndonjë të dyshuar për rastin.

“Nuk ka një njeri konkret në të cilin dyshoj. Mendoj se ishte e dashur në këtë tokë, por do ta duan edhe më shumë në parajsë. Të dua nënë”, ka shkruar djali i saj.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...