Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Rijekës në Kroaci, Mirjana Jukiç, është gjetut e vdekur në banesën e saj, shkruan gazeta e përditshme kroate “Novi List”, duke shtuar se arsyet për vdekjen e saj ende nuk dihen.

Jukiç, e cila ishte ish-anëtare e partisë “Muri i Gjallë”, ishte e përfshirë në shumë çështje sociale. Në dhjetor të vitit të kaluar, ajo kishte mbështetur miratimin e buxhetit të Rijekës për vitin 2019, për të cilën u kritikua nga anëtarët e saj të partisë dhe u largua nga partia.

Burime nga partia “Muri i Gjallë” njoftuan se vdekja e 49-vjeçarit Juriç bë e ditur nga nga fqinji i saj, i cili deklaroi se e kishte parë përmes dritares që shtrihej në dysheme në banesën e saj.

Gazeta “Novi List” duke u thirrur në burime jozyrtare thotë se bëhet fjalë për vetëvrasje.

ALSAT

Loading...

Shpërndaj me

Loading...