Tyson Fury arriti të gjejë një fitore të vështirë ndaj suedezit Otto Wallin në mbrëmjen e Las Vegas.

Një ndeshje e cila mund të kishte një fund tjetër pasi që në raundin e tretë Wallin godet në vetull Furyn duke i shkaktuar çarje. Një dëmtim ky që ndikoi në lojën e britanikut pasi hemoragjia nuk e lejonte të shikonte.

Gjyqtari i ndeshjes e ndërpreu lojën në mënyrë që stafi mjekësorë t’i vinte në ndihmë Fury-t, ndërkohë që ata e lejuan të vazhdojë më tej. Katër raundet e para ishin në favor të suedezit.

Por në raundet në vazhdim Tyson Fury merr drejtimin e ndeshjes.  Pikërisht në të shtatin Britaniku hedh në knockdown Wallin por suedezi ishte tepër solid duke i rezistuar asaj goditje.

Ky i fundit shënjestronte plagën e britanikut por ai u mbrojt më së miri. Raundi i 12-të ishte shumë intensiv për Fury-n i cili mori shumë goditje në vetull por arriti ta mbyllte dhe raundin final pa u dorëzuar.

Britaniku e fitoi ndeshjen me anë të pikëve ku 3 gjyqtarët e vlerësuan me 116-112, 117-111 dhe 118-110.

Përballja e rradhës për Fury-n do të jetë në 22 shkurt në vitin e ardhshëm kundër Deontey Wilder.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...