Humbja e Shkëndijës ndaj Salzburgut në eliminator për Ligën e Kampionëve, e ka gëzuar tej mase edhe ish kapitenin Vardari, kur dihet se rivaliteti mes tyre është në nivelin më të lartë të mundshëm. Boban Gërnçarov, pas humbjes 3:0 të Shkëndijës, vendosi që në rrjetin social të bëjë shaka me rezultatin e skuadrës tetovare. “Shkëndija po shkel. Janë mirë të përgatitur…. kur vjen kundërshtar më serioz nuk e dinë se ku gjenden”, ka shkruar ish kapiteni i Vardarit. Ndeshja e kthimit Shkëndija – Salzburg do të luhet të martën në Shkup, me fillim në ora 20:15 minuta.

Shpërndaj me