Xhenaro Gatuso, trajneri i Milan-it, ka analizuar eliminimin nga Kupa e Italisë për “Milan TV”.

“Nuk ka funksionuar asgjë sot, kemi patur vështirësi në të dy fazat e lojës. Në pjesën e parë nuk kemi rrezikuar, në të dytën ia kemi falur fushën kundërshtarit. Ka qenë një paraqitje për t’u harruar. Kam parë një qëndrim shqetësues nga ana e ekipit, e kam parë edhe nga goli i pësuar. Kemi shumë vështirësi në aspektin psikologjik dhe fizik, kjo duket. Problemi nuk është Piatek apo topat e paktë që merr, por është gjithë skuadra. Kur nuk gjenim sulmuesit, i kemi lënë shumë hapësira kundërshtarit për të kundërsulmuar,” ka thwnw Gatuso.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...