Hakah Çalhanoglu mund të jetë i sakrifikuari i parë tek Milan, teksa turku ka pasur vështirësi këtë sezon, edhe pse trajneri Gennaro Gattuso nuk lejoi që ai të shitej në merkaton e dimrit, kur në drejtim të tij pati oferta. Sipas “Tuttomercato”, nëse një ofertë e kënaqshme vjen në drejtim të tij dhe Milani gjen një pasues të duhur për të, atëherë ai do të lihet të largohet i qetë.  Çalhanoglu u ble nga Bajer Leverkuzen për më shumë se 20 milionë euro në vitin 2017 dhe vlera e tij e shitjes sërish vlerësohet në 20 milionë euro. RB Leipzig ishte klubi që kërkoi ta marrë që në janar dhe klubi gjerman mbetet sërish një alternativë në merkaton e verës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...