Ambasadori britanik në Republikën e Maqedonisë, Çarlls Garet përshëndeti marrëveshjen e arritur mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për kontestin për emrin duke thënë se kjo do t’ia hapë rrugën Maqedonisë që të shkojë përpara në integrimet euroatlantike, drejt BE-s dhe NATO-s.

“Kjo nuk është mirë vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin”, tha Garet pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Ai shfaqi shpresë se Maqedonia do të marrë datën për fillim të negociatave inkuadruese në takimin e Këshillit të BE-së, ndërsa më vonë edhe ftesë për anëtarësim në NATO.

Ambasadori britanik e përsëriti deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Xhonson se ky është lajm fantastik dhe se për arritjen e kësaj marrëveshje nevojitet lidership i madh dhe trimëri politike, duke iu bërë thirrje liderëve të të dy vendeve që të përfitojnë nga benefitet që do t’i sjellë marrëveshja.

Ambasadori Garet gjithashtu tha se është posaçërisht me rëndësi të ceket në porositë përshëndetëse të cilat erdhën dje nga metropolet botërore si Londra, Uashingtoni, Berlini, nga njerëzit e parë të KE-së dhe NATO-s, si Mogerini, Tusk, Han, Stiltenberg…

Sipas tij, këto porosi tregojnë se sa është i mirëseardhur ky zhvillim i ngjarjeve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...