Telefoni i parë i palosshëm i Samsungut është raportuar se do të ketë dy të bateri, secila me kapacitet prej 3,000 mAh ose më shumë. Informacionet më të reja flasin për një bateri shumë më të vogël.

Tani janë shfaqur dy bateritë me kapacitet prej 2,190 mAh, 4,380 mAh në total. Ata kanë numër të modelit EB-BF900ABU dhe EB-BF901ABU dhe supozohet se janë të dedikuar për Galaxy F.

Gjithashtu, janë shfaqur informacionet edhe për baterinë e Galaxy A70. Bateria e tij, EB-BA705ABU është me kapacitet prej 4,400 mAh, shkruan gsm arena. Kjo është më shumë se bateria 4,000 mAh e Galaxy A50 dhe më pak se bateria 5,000 mAh e Galaxy M20.

Galaxy A70 do të ketë procesor 10nm të Samsungut, Exynos 9610 (të njëjtë sikurse A50) dhe do të vijë me ekran AMOLED.

Telefoni i palosshëm i Samsungut do të zbulohet më 20 shkurt. Ende nuk është zbuluar data zyrtare për serinë e re A, ndërsa thuhet se seria M do të prezantohet më 28 janar.

 

Loading...

Shpërndaj me