Televizioni portugez CMTV ka qenë autor i një gafe qesharake teksa po raportonte një aksion të policisë e cila kishte ndaluar një anëtar të një bande trafikantësh, në kronikë u shfaqën pamjet e futbollistit të Atletiko Madrid, Koke. Në fakt, televizioni nuk është se ka shumë faj pasi trafikanti i kapur në flagrancë me lëndë narkotike, quhej Serxhio Kontreras, por njihej me pseudonimin Koke. Ndërkohë, në të kaluarën trafikanti i kaluar ka qenë edhe pjesë e futbollit, teksa është aktivizuar pikërisht në Spanjë, me Malagën. Dhe pikërisht trafikanti operonte në zonën e Sevijës, Malagës dhe Grandës. Por, e rëndësishme është që nuk bëhet fjalë për mesfushorin e Atletikos, Koke, i cili gabimisht e ka parë veten të përfshirë në një situatë aspak të denjë.(vipsport.al)

Loading...

Shpërndaj me

Loading...