Transaksioni i papërfunduar mes shtetit dhe kompanisë Gama është ende pjesë e lëvdimeve të Qeverisë për realizimin e investimeve kapitale prej 78% për vitin e kaluar. Paratë ende nuk janë transferuar në kompaninë, por ato qëndrojnë në llogarinë e specifikuar të Resurseve energjetike kombëtare. Ministrja e financave Nina Angellovska pohon se me transferimin e parave nga thesari, praktikisht mund të konsiderohet se investimet kapitale janë realizuar, edhe pse procesi ende nuk ka përfunduar.

Mjetet janë procesuar përmes thesarit dhe janë në llogarinë e posaçme të Resurseve energjetike kombëtare dhe lidhur me atë se a janë realizuar, kjo nuk është në kompetenca të Ministrisë së Financave. Qeveria mori vendim dhe mjetet përmes thesarit janë transferuar. Nëse do bëhet realizimi në këto një apo dy muaj, atje ka mjete të caktuara për t’u zgjidhur kontesti me qëllim që të transferohet dhe kjo të realizohet”-tha Nina Angellovska, Ministre e Financave.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, disa herë tha se me vetë faktin që procesi ende nuk ka përfunduar, bilanci i investimeve kapitale realisht është më i vogël.

Paratë janë transferuar nga Ministria e financave në Resurset energjetike të Maqedonisë për ta blerë pjesën nga Gama për 32 milionë euro, që më pas më 10 janar ministrja e financave të deklarojë se ka marrë informatë se në fakt nuk janë shpenzuar ato para. Nuk është pak, ato janë 10% nga shuma e përgjithshme e paraparë”-pohoi Hristijan Mickovski, kryetarë i VMRO-DPMNE-së.

Qeveria në dhjetor të vitit të kaluar mori vendim për blerjen e pjesës së kompanisë Gama në vlerë prej 32 milionë euro. Pasi mjetet t’i paguhen kompanisë Makpetrol e cila e posedon këtë aksion, shteti do jetë 100% pronar i gjithë sistemit të gazsjellësit.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...