Gjatë kësaj jave në futsalin vendor u zhvilluan ndeshjet çerekfinales në Kupën e Maqedonisë. Dhe në takimin e fundit, skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut, Futsal Shkupi eliminoi Juventus Seravën me rezultatin 8:6, informon “infOSport.mk”. Vetëm një ditë më herët ekipi i dytë i Futsal Shkupit, që garon në Ligën e Dytë mundi Bixhon me rezultat 9:6. Ekipet fituese do të përballen në gjysmëfinale, ndërsa dyshen tjetër e përbëjnë Velesi dhe Zhelezareci. Këta të fundit eliminuan ekipin e Karadakut nga Kumanova, pas ekzekutimit të penaltive, ndërsa Velesi me rezultatin 7:3 mundi skuadrën Mal Ajaks. Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 25 maj, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 1 qershor në Kavadar, në palestrën “Jasmin” në orën 20:00.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...