Marash Kumbulla është kthyer ne talentin e momentit në radhët e përfaqësueses së Shqipërisë.  Mbrojtësi 19-vjeçar, përtej debutimit pak minuta me fanellën kuqezi ndaj Moldavisë, po spikat në radhët e klubit të Veronës. Faqet e specializuara për merkaton e futbollistëve janë detyruar që brenda një muaji të bëjnë korrigjime të ndjeshme për vlerën e kartonit të futbollistit dhe rezulton që në muajin e fundit, ajo është rritur 40-fish. Portali i njohur “Transfermarkt”, deri pak ditë më parë vlerësonte Kumbullën me vetëm 75 mijë euro, ndërsa një javë më parë, vlera e tij është modifikuar  në 3 milionë euro. Ky vlerësim e ka bërë atë direkt futbollistin e katërt më të vlefshëm në radhët e Shqipërisë, pas Strakoshës, Hysajt e Gjimshtit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...