Do të jetë një garë shumë e fortë ajo për lojtarin më të mirë të UEFA-s për sezonin 2018-2019, mes dy yjeve të futbollit botëror Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi dhe gjigandit të mbrojtjes së Liverpulit, Virxhil Van Dijk që janë zgjedhur nga UEFA si 3 kandidaturat për këtë çmim prestigjoz. Ky i fundit fitues I Ligës së Kampionëve me “The Reds” si dhe lojtari më i mirë i finales së Madridit është favorit për të fituar edhe çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit nga UEFA. Ronaldo mund të krenohet me fitimin e Ligës së Kombëve me Portugalinë, ndërsa Mesi me “Këpucën e Artë” në Ligën e Kampionëve , La Liga dhe në Europë. Gjithsesi të gjitha gjasa të çojnë te Virxhil Van Dajk për të fituar këtë çmim individual që vitin e kaluar shkoi për Luka Modriç. Çmimet për lojtarin më të mirë mashkull të sezonit 2018-2019 por edhe futbollisten më të mirë femër do të jepen në 29 gusht në Monte Karlo, në ditën e hedhjes së shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për edicionin 2019-2020. /Supersport/

Loading...

Shpërndaj me

Loading...