Virgil Van Dijk ka mposhtur konkurrencën e Rahim Sterling dhe është bërë lojtari i vitit në Premier Ligës për sezonin 2018/19. Qendërmbrojtësi i Liverpulit ka fituar mbështetjen e homologëve të tij për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në këtë sezon. Holandezi ka qenë pjesë e një liste përfundimtare të përbërë nga gjashtë emra, ku ishin edhe Serhio Aguero apo Eden Hazard. Triumfi i Virgil van Dijk do të thotë se ky çmim do të qëndrojë te Liverpul, pasi vitin e kaluar e ka fituar Mohamed Salah. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet ditën e diel në Londër.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...