Skuadra e Romës është në garë për Ligën e Kampionëve dhe në fund të sezonit ka shtrënguar rradhët e saja , duke sjell më shumë disiplinë tek futbollistët. Nëse keni menduar se futbollistëve do të mohohet seksi, ose largimi nga kampi Trigoria, jeni zhënjyer, pasi që bëhet fjalë për ndalesë absurde! Sipas mediave italiane ndalesa e fundit e shqiptuar nga drejtuesit e klubit italian është që asnjë futbollist mos të fotografohet me këngëtarin e mirënjohur Drejk!

Arsyeja është se ai sjell fat të keq dhe kjo gjë është dëshmuar disa herë. Aubamejang dhe Sanço të Arsenalit bën një foto të përbashkët dhe skuadra angleze pësoi disfata në ndeshjen e radhës. Dy javë më parë , Borusia Dortmund pësoi disfatë tek Bajerni, ndërsa fatin e keq e kanë shijuar edhe Serhio Aguero dhe Kuruzava…

Mirëpo në mediat tjera shkruajnë se kjo është vetëm një gënjeshtër e kulluar e fansave të Romës , të cilët e kanë përcjell një lajm të rrejshëm. Sidoqoftë, ka ose nuk ka bestytni në klubin italian , kjo do të shihet në sfidën e radhës, kur do të përballen me Interin në kryeqytetin e Italisë gjatë fundjavës.

Loading...

Shpërndaj me