Lojtarët e Mançester Junajtedit dhe stafi i stërvitjeve kërkojnë që Ole Gunar Solskjaer të mbetet në menaxhimin e skuadrës angleze. Sipas “Daily Mail”, Poll Pogba dhe disa prej yjeve të Junajtedit, tashmë kanë shprehur se janë të lumtur duke luajtur nën drejtimin e Solskjaerit, dhe dëshirojnë që trajnerit norvegjez t’i jepet puna e përhershme në “Old Traford”.

E mbajmë më shumë dhe e qarkullojmë topin, e dimë se ku duhet të sulmojmë dhe kemi një sistem loje më të mirë. Trajneri Solskjaer po na i bën gjërat më të lehta për të gjithë, e këtë nuk e them në planin personal. Vërtet që kam shënuar gola dhe kam krijuar asiste, por kjo vlen për të gjithë skuadrën”, tha Pol Pogba.

Suksesi kundër Totenhamit , ka rikthyer në diskutim “Djajtë e Kuq” për një vend në Ligën e Kampionëve, që tani është vetëm 6 pikë larg.

Loading...

Shpërndaj me