Rreth 30% të kompanive në vend nuk i dinë ndryshimet në Ligjin për furnizime publike. Raporti më i ri i Qendrës për komunikime civile që bën monitorimin e shpenzimit të parave publike tregon se një pjesë tejet e vogël e kompanive janë të informuara se ka ligj të ri. Nevojitet edukim masiv të biznesit pasi pikërisht këto subjekte mund të jenë pjesë e ndonjë furnizimi publik dhe nga njohja e tyre varet nëse një tender është i suksesshëm apo jo- shprehet për Alsat, German Filkov i cili me vite ndjek procesin e furnizimeve publike në vend.

Ata që e dinë ligjin e ri, më shumë ju pëlqen fakti se çmimi më i ulët nuk është më kriteri i vetëm respektivisht se do të merren parasysh edhe elemente të tjera. Bëhet fjalë për cilësinë apo çmimin e cilësisë. Kështu që, mendoj se kompanitë më mirë do të operonin nëse çmimi më i ulët është kriteri i vetëm për marrjen e tenderit”.- theksoi German Filkov, Qendra për Komunikime Civile

Periudha e analizuar është gjashtëmujori i dytë i vitit të kaluar, ndërsa është notuar se ka një rënie të konkurrencës në procesin e prokurimeve publike. Kjo do të thotë se për marrje të një tenderi shtetëror, interesi i kompanive të sektorit privat është në rënie. Të dhënat tregojnë se në çdo tender ka pasur vetëm nga një ofertues. Ekspertët janë të shqetësuar edhe nga e dhëna se nga qershori deri në dhjetor të vitit të kaluar, është rritur numri i tenderëve të dakorduar në katër sy.

Vitin e kaluar, vetëm në gjysmën e dytë, rreth 600 kontrata janë arritur në katër sy ose sipas procedurës kontraktim pa shpallje publike. Ose në para ajo është rreth 33 milionë euro. Mendojmë se kjo është një humbje e madhe në krahasim me vitin e kaluar, por megjithatë është më pak se në vitet e mëparshme, por për katër milionë euro është më shumë se vitin e kaluar dhe mendoj se nuk është transparente dhe mendojmë se duhet të ketë rigorozitet “.- deklaroi German Filkov – Qendra për Komunikime Civile

Ekspertët shpresojnë se me Ligjin e ri të Prokurimit Publik, i cili hyri në fuqi më 1 prill të këtij viti, do të ketë më shumë kontroll, por edhe sanksione për ata që nuk do të zbatojnë rregullat. Ndryshimi kryesor në lidhje me zgjidhjen ligjore të vjetër është se kontrolli i tenderëve do të bëhet nga Byroja e Prokurimit Publik . Do të kontrollohen procedurat që janë në vazhdim, por edhe sipas zgjedhjes së lirë apo të rastësishme. Përveç se janë aplikuar rregulla anti-korruptive, ndryshime ka edhe në kriteret për marrjen e tenderit. Oferta më e mirë nuk është më ajo me çmime më të ulëta, por tenderin e merr oferta e cila do t’i justifikojë paratë e dhëna, përkatësisht proporcionin e cilësisë dhe çmimit.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...