Piloti 44-vjeçar francez i skafit që përplasi varkën e vogël të peshkimit zonën Thyni të Argolis, afër Porto Helit në Greqi mbrëmjen e 9 gushtit ka dalë sot para prokurorisë.

Ai akuzohet për shkelje të trafikut, vrasje të dyfishtë nga pakujdesia dhe dëmtime trupore nga pakujdesia.

Gjatë dëshmisë së tij në Autoritetin Portual në Porto Heli, ku u arrestua pas vetëdorëzimit i shoqëruar dhe nga avokati i tij, piloti ka deklaruar se ngjarja ka qenë aksidentale dhe se nuk kishte mundur të dallonte varkën për shkak të mungesës së ndriçimit.

Në aksident humbën jetën dy vëllezër të moshës 70 dhe 60 vjeçe dhe mbeti e plagosur motra e tyre e cila po lufton me jetën në spitalin grek.

Piloti 44-vjeçar, sipas avokatit të tij, nuk u arratis pas aksidentit. Ai ka deklaruar se qëndroi në vendngjarje dhe madje ndihmoi në gjetjen e trupit të pajetë të njërit nga viktimat.

“Unë nuk u arratisa pas aksidentit, por ndihmova për të gjetur një nga trupat e pajetë. Nuk raportova drejtpërdrejt tek autoritetet e portit sepse u lëndova dhe sapo arrita në breg shkova për të marrë ndihmën e parë ” ka deklaruar ai përmes avokatit.

Ndërkohë priten rezultatet e analizave të gjakur për të përcaktuar nëse piloti francez kishte konsumuar alkool.

Në skafin që drejtonte, ndodheshin dhjetë turistë francezë, (dy burra, tre gra dhe pesë fëmijë), të cilët nuk pësuan lëndime.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...