Me ndeshjen mes yjeve të reja të SHBA-ve dhe pjesës tjetër të botës që luajnë në NBA, ka nisur “Fundjava e yjeve”. Në këtë ndeshje më të mirë ishin yjet e SHBA-ve, të cilën iu gëzuan fitores me rezultatin 161:144 dhe me këtë iu hakmorën basketbollistëve të botës për humbjen e vitit të kaluar. Në qendër të vëmendjes ishin yjet amerikane Kuzman dhe Tatum, të cilët shkëlqyen në goditjet për tre pikë. Në fund më i spikatur ishte Kuzman që shënoi 35 pikë, ndërsa Tatum shënoi 30 pikë. Në ekipin e yjeve të reja të botës luajti edhe basketbollisti me origjinë nga Ohri, Beni Osman që luan për Turqinë. Ai në këtë ndeshje pati një rol dytësor pasi shënoi vetëm 2 pikë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...