Klubi portugez Akademika Viseu është përjashtuar për 3 vite nga çdo kompeticion në Portugali, për deklaratë false në Ligën e futbollit. Në prag të sezonit të ri çdo klub deklaron në Federatën Portugeze bilancin dhe borxhet, por Akademika Viseu deklaroi se nuk kishte borxhe, diçka që rezultoi mashtrim, sepse futbollistët nuk paguheshin prej muajsh. Për pasojë, Federata Portugeze veproi me shpejtësi dhe klubi i Segunda Division është përjashtuar, duke u zëvendësuar nga Arouka, që ra nga kategoria, në fund të sezonit të kaluar.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...