Më shumë se 500-mijë persona manifestuan sot në mbarë Francën, në kuadër të një greve masive kundër reformës së pensioneve, një premtim i presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kjo lëvizje është kërkuar të shtrihet edhe në sektorin e transporteve.

Greva ka qenë masive duke u shtrirë në të gjithë sektorët: të transportit, arsimit, policisë, kulturës dhe më shumë se 510000 persona, sipas llogaritjeve paraprake, kanë manifestuar në rreth 70 qytete për të denoncuar këtë reformë të premtuar nga presidenti francez.

Trafiku hekurudhor do të vazhdojë të jetë i bllokuar nga greva kundër reformës së pensioneve në Francë, njoftoi drejtoria e kompanisë SNCF, duke theksuar se 90% e trenave me shpejtësi të madhe do të ndërpresin udhëtimet si dhe trafiku ndërkombëtare (Eurostar, Thalys) do të vazhdojë të jetë i prekur nga greva.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...