Kancelarja gjermane Angela Merkel nesër pritet të mbajë një takim takimit të nesërm do të bëj edhe një përpjekje për të bindur kryeministrin Frances Markon, që të jep dritë jeshile për datën e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Por sipas Radio Evropa e Lirë, Franca do të prolongojë dhënien e datës për hapjen e negociatave edhe për 6 muaj, sepse mbanë bindjen që duhet ndryshuar metodologjia e procesit të zgjerimit të BE-së.

Sipas REL, Finlanda si shtet udhëheqës i BE-së, ka ndryshuar draft-konkluzën duke e përshtatur me kërkesat e Francës, që parasheh që konferenca e parë ndërqeveritare, të mbahet në gjysmën e parë të vitit 2020, e që nënkupton hapjen e kapitujve për bisedime aderuese. Ndërkaq takimi i djeshëm i ambasadorëve mësohet që ka qenë mjaftë i shkurtë për shkak të qëndrimit të prerë të përfaqësuesve të Francës, në lidhje me ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit të BE-së. Këto qëndrime të francezëve pritet të jenë tema kryesore e takimit të diplomatëve të vendeve anëtare të BE-së, që do të mbahet të hënën. Vendimi eventual pozitiv, për dhënien e datës për hapjen e negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, do të vërtetohej në samitin e BE-së që do të mbahet në Bruksel më 17-18 tetor të po këtij viti.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...