Presidenti francez Emanuel Makron është i gatshëm të pajtohet me fillimin e negociatave me Shkupin, nëse gjatë muajve të ardhshëm reformohet procedura e anëtarësimit dhe vazhdohet reformat e brendshme. Këtë ai e ka deklaruar për magazinën britanike Ekonomist, më shumë se një javë më parë, por e publikuar tani. Ai ka deklaruar se shumë vende të tjera u fshehën pas Francës duke e konsideruar si kundërshtare të vetme.

 Pyesni nesër nëse duan të fillojnë negociatat me Shqipërinë dhe gjysma do t’ju thonë jo. Duan të fillojnë me Maqedoninë e Veriut sepse ajo është vend i vogël, e ndryshuan emrin dhe kjo është arritje historike. Realiteti është që nëse nuk i filloni edhe me Shqipërinë, do të krijoni traumë të tmerrshme në rajon. Bashkësitë gjyhësore shqiptare janë gjithandej. Nëse e nënçmoni Shqipërinë do të krijoni destabilizim afatgjatë në rajon. Që këtu, unë besoj se fillimisht duhet të reformojmë procedurën e cila më nuk është e përshtatshme dhe strategjike. E dyta, nëse jeni të shqetësuar për rajonin, çështja e parë nuk është Maqedonia ose Shqipëria, por Boshnja dhe Hercegovina. E treta, të formohet procedura para se të fillojnë negociatat. Nëse bëhen reformat në muajt e ardhshëm jam i gatshëm që të fillohen negociatat. Por, nuk dua askush të bëhet anëtar pa e reformuar BE-në”-tha Emanuel Makron, president francez.

Makron ka lëvizur dukshëm nga qëndrimi kundërshtues të cilin e mbajti në Samitin e fundit të Këshillit Evropian edhe përskaj presioneve të shumë vendeve të tjera që mbështesnin procesin.

Kryeministri Zoran Zaev beson se reformimi i procedurës së anëtarësimit dhe fillimi i negociatave mund të shkojnë paralelisht.

Unë besoj se metodologjia mundet të adaptohet deri në konferencën e parë ndërqeveritare e cila vjen pas një numri të caktuar të muajve që nga sjellja e vendimit për fillimin e negociatave. Kjo është një periudhë e mjaftueshme për metodologji të re e cila, siç kam dëgjuar, është një mundësi e drejtë për ne”-pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Zaev gjatë të enjtes së ardhshme pritet të takojë homologun e tij grek Kirijakos Micotakis me të cilin vazhdon raportet solide edhe pse më herët ai ishte kundërshtar i marrëveshjes për emrin. Ndërkohë në Parlamentin Evropian, komisioneri në largim për zgjerim të BE-së Johanes Han, ndër mbështetësit më të zëshëm të procesit eurointegrues të vendit kishte fjalimin e fundit para deputetëve. Ai shpreson që gabimi i Këshillit Evropian nga samiti I fundit do të rishikohet.

Ne dhamë garanci që kur do të plotësohen kriteret do të fillojnë negociatat. Ne do t’i plotësojmë premtimet tona dhe shpresojmë se vendimi do të rishikohet. Shumica e vendeve me vite nxisin fillimin e negociatave”-tha Johanes Han, eurokomisioner në largim.

Kryetarja e re e Komisionit Evropian Ursula Fon de Lajen, me gjasë, do të emërojë ambasadorin e deritanishëm të Hungarisë në BE, Varhejli, në vend të komisionarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han. Parlamanti Evropian një ditë më parë zgjidhi edhe informuesin e ri për Maqedoninë e Veriut, eurodeputetin bullgar Ilhan Qukuk në vend të Ivo Vajgëllit.

Fatlume Dervishi

Loading...

Shpërndaj me

Loading...