Mevlyde Saraçi, gruaja e cila u akuzua nga deputetja e PDK-së Flora Brovina që ia kishte dorëzuar fotografinë për kinse dhunimin e një gruaje kosovare nga ushtarët serbë, ka mohuar në mënyrë kategorike që ia ka dorëzuar atë fotografi deputetes Brovina.

“Asnjë moment nuk kam qenë nënkryetare e komisionit. Nuk është fusha ime të merrem me gra të dhunuara. Unë nuk kam përdorur zarfe, ndihem e turpëruar për përmendjen emrit tim. Sikur të kisha atë fotografi do të dërgoja në prokurori. Emri im është keqpërdorur”, tha Saraçi.

Ajo njoftoi se do të padisë për shpifje deputeten e PDK-së, dhe se të hënën do të paraqitet në Polici. Deputetja e PDK-së Flora Brovina gjatë ditës është intervistuar nga prokurorja kosovare Drita Hajdari ndërsa pas intervistimit para mediave ka kërkuar falje për fotografinë të cilën sipas saj ia ka dhënë një aktivist nga Gjakova ndërsa të njëjtën e ka parë edhe aktivistja Mevlyde Saraçi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...