Prokurorja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Drita Hajdari, në një konferencë për media, ka dhënë detaje të reja nga intervistimi i deputetes së PDK-së, Flora Brovina. Prokurorja Hajdari e ka intervistuar sot deputeten e PDK-së e cila më vonë publikisht kërkoi falje pasi që sipas saj e kanë mashtruar disa persona duke ia dhënë fotografinë e rrejshme. Sikurse Brovina edhe prokurorja Hajdari tregoi se deputetja i ka thënë se fotografia është e vitit 2003 dhe se të njëjtën ia kanë dhënë disa aktivistë nga Gjakova.

“Ka deklaruar se i ka besuar fotos dhe e ka publikuar. Ka deklaruar që nuk ka pasur njohuri që ka obligim ta raportojë rastin në prokurori. Ka shprehur një shqetësim me daljen e informatave që kjo foto mund të jetë nga lufta e Irakut dhe nuk ka njohuri të tillë. Intervisimi i zonjës Brovina është vetëm një hap hetimor, na mbeten edhe disa hetime për të dalë në rezultat përfundimtar”, tha Hajdari.

Prokurorja tha se është herët të vendoset nëse Brovina do ndiqet për deklarim të rremë. Sipas saj intervistimi i deputetes në cilësinë e dëshmitares është vetëm një hap andaj është herët për t’u përgjigjur.

“ Një përgjigje mund t’iu jap kur përfundon hetimi. Thotë se nuk i kujtohet emri kush ia ka dorëzuar. Në momentin kur e pranojmë këtë foto ne do ta bëjmë ekspertizën e nevojshme për ta hetuar”, tha Hajdari.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...