Ky është momenti i pabesueshëm kur një foshnje e porsalindur nxirret nga një gropë e madhe. Një kalimtar i rastit dëgjoi vogëlushin duke qarë, çka më pas lajmëroi autoritetet.

Videoja e shkurtër tregon skuadrën e shpëtimit që nxjerr foshnjën nga gropa pranë shtëpisë në Newlands të Afrikës së Jugut.

Ekuipazhet e emergjencës kaluan tre orë duke u përpjekur për të arritur tek foshnja, e cila ishte depozituar rreth 7 metra thellë.

Një banor, i cili po bënte shëtitje herët në mëngjes, mendoi se po dëgjonte një mace dhe ngriti kapakun për të parë brenda.

Ekipi konfirmoi se një vajzë e vogël ishte e mbërthyer poshtë tubit./oranews/

Loading...

Shpërndaj me