Investime, inovacione, infrastruktura dhe eksportet janë temat kryesore në Forumin ekonomik 16 + 1 të këtij viti, ku marrin pjesë kryetarët e 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe Kina. Theksi i këtij viti është te inovacionet si një trend global, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të rritet konkurrenca dhe rritja në të gjithë sektorët në ekonominë e një vendi. Në ngjarje do të nënshkruhet edhe një marrëveshje për të thelluar marrëdhëniet e biznesit midis vendeve evropiane dhe Republikës Popullore të Kinës. Biznesmenët nga Oda Ekonomike e Maqedonisë marrin pjesë në Lidhjen e odave ekonomike. Vitin e kaluar, shkëmbimi tregtar i Maqedonisë me Kinën arriti në 500 milionë euro, nga të cilat 56 milionë janë anën e eksportit dhe së paku 440 milion euro është vlera e mallrave të importuara nga Kina.

Loading...

Shpërndaj me