Filluan takimet për “ fshesën” e paralajmëruar nga kryeministri. Takimi sy më sy mes partnereve të koalicionit Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti nuk zgjati më shumë se 60 minuta. Kryetari i BDI-së, shmangu derën kryesore dhe  duke ardhur e larguar pa u parë nga askush. Sipas njoftimit të Qeverisë takimi Zaev- Ahmeti ishte vetëm fillimi i bisedimeve për  detektimin e dobësive të caktuara tek një pjesë e zyrtarëve të pushtetit ekzekutiv. Këto ndryshime do të përfshijnë të gjithë eshalonët qeveritarë.

 Njoftimi i Qeverisë
“Në takim janë dakorduar që të vazhdojnë konsultimet në të dyja partitë politike, në krye të së cilës janë dy liderët, pas të cilave do të vazhdojnë bisedimet. Qëllimi i takimit është gjetja e zgjidhjeve kadrovike për përforcimin e kapaciteteve të institucioneve, me qëllim të arritjes së rezultateve më të mira ekonomike dhe plotësimin e pritshmërive të qytetarëve”

Para takimit kryeministri Zaev sqaroi se kur flitet për ndryshime, nuk u referohet partive me të cilat është në koalicion, por personaliteteve të cilët nuk kanë përmbushur nevojat e institucioneve dhe qytetarëve.

Do të vijë koha që të shpalosen detaje. Flasim për arrogancë, mos përmbushje të nevojave të institucioneve dhe pritjeve të qytetarëve. Flasim për persona dhe jo për përfaqësues të partive politike apo të institucioneve. Për të gjithë ata që kanë treguar lëshime në funksione, është mirë që të mendohet dhe të ndryshohen- deklaroi Zoran Zaev.

Në suaza të rikonstruimit, Zaev gjatë ditëve në vijim do të takohet edhe me liderët e tjerë të partive në koalicionin qeverisës. Vendimet e para do të merren në pjesën e parë të muajit qershor.

Evi Shkopi 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...