“U2”, “ColdPlay” dhe Ed Sheeran janë muzikantët më të paguar në biznes, sipas revistës “Forbes”.

Rokerët veteranë irlandezë të “U2” kryesojnë listën me 118 milionë dollarë, ose 104 milionë euro fitime, ndihmuar nga turi më i fundit i tyre “Joshua Tree”, që është ndjekur nga 2.7 milionë fansa, por edhe shitjet e albumit të fundit të tyre, “Këngë të eksperiencës”.

Rokerët britanikë të “ColdPlay” pretendojnë vendin e dytë, me fitime prej 115.5 milionë dollarësh nga turi i tyre dyvjeçar “Një mendje plot ëndrra”. Ndërsa superstari britanik i popit, Ed Sheeran, pason me 110 milionë dollarë fitime vetëm këtë vit.

10 muzikantët më të paguar kanë mbledhur këtë vit 886 milionë dollarë, një shifër kjo pak a shumë e njëjtë me atë të një viti më parë. Të tjerë artistë në listën e më të paguarve të revistës “Forbes” janë edhe yjet amerikanë Bruno Mars, Katy Perry, Taylor Swift dhe Jay Z.

Loading...

Shpërndaj me