Magazina “Forbes” shpalosi listën e 100 personave më argëtues në botë. Në këtë renditje janë aktorë, këngëtar, komik dhe sportist. Në renditjen e fundit të magazinë “Forbes” janë edhe 34 sportist, ndërsa 3 prejt tyre janë në Top 10. Sportisti më i pasur dhe më argëtues është Lionel Mesi , që gjendet në vendin e katërt. Para tij janë Kenie Uest, Kajli Xhener dhe Tejlor Suift. Pas argjentinasit rreshtohet Kristiano Ronaldo, që përfiton 109 mln euro në vit, ose 18 mln euro më pak se Lionel Mesi dhe gjendet në vendin e 6-të. Pas Ronaldos është Nejmar me të ardhura vjetore prej 105 mln euro. Nga tenistët më i paguar është Roxher Federer, që mban pozitën e 11-të, ndërsa tek basketbollistët dallohet Lebron Xhejms në pozitën e 17-të, ku 9 basketbollist vijnë vetëm nga NBA.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...