Procedura për fitimin e parave nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik është absolutisht e hapur dhe transparente. Akuzat se Fondi shpërndan para për persona partiak nuk është problem real por i shpikur. Kështu drejtori i Fondit për Inovacione iu përgjigj shkresave, duke theksuar se për dy vite kanë aplikuar 1000 kompani për marrje të fondeve, që është tregues se kanë besim tek fondi.

As unë si drejtori, as të punësuarit në Fond, dhe as ndonjë zyrtar tjetër qeveritar nuk marrin pjesë në vendimin për fondet. Dhe e treta më e rëndësishme është se kontrolli i shpenzimeve të fondeve kryhet nga dy shtëpi ndërkombëtare të revizionit – tha Jovan Despotovski, Drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillimit Teknologjik.

Nga Fondi sot e publikuan numrin e kompanive që arritën të marrin para për të komercializuar inovacionet. Nga numri rekord i 500 kompanive që kanë aplikuar, para do të marrin 60 prej tyre. Edhe këtë herë, shumica janë nga sektori i IT-së, por krahasuar me vitet e kaluara, numri i aktiviteteve të tjera është rritur. Me rishikimin e buxhetit për këtë vit, Qeveria ka vendosur që në vend të 5 milion eurove të ndajë 12.5 milion.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...