Fondacioni Trajçe Mukaetov për të dymbëdhjetën herë me radhë ndau 42 bursa për studentët e Fakultetit të Mjekësisë dhe Farmacisë të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup. 22 bursa kanë shkuar për studentët e Farmacisë dhe 20 bursa për studentët e Mjekësisë. Në përputhje me konkursin e publikuar, zgjedhja e bursistëve për vitin 2019-2020 është bërë nga ana e Bordit udhëheqës të Fondacionit. Bursa kap vlerën prej 6,500 denarëve për 1 vit.

Sinqerisht më gëzon mesatarja e viteve të para për këtë vit akademik. Për herë të parë Fondacioni “Trajçe Mukaetov” ka 5 studentë të kësaj gjenerate të gjithë me mesatare 10.00. Njëri nga studentët muajin e ardhshëm veçmë do e fillojë karierën  etij në “Alkaloid” ndërsa deri në fund të vitit, gjithsej 81 studentë do të jenë pjesë e proceseve të kompanisë”-tha Zhivko Mukaetov, drejtor i “ALKALOID” dhe Fondacioni ” Trajçe Mukaetov”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...