Anulimi i përkohshëm i tatimit progresiv, rritja e pagave në administratë dhe rritja e paralajmëruar e pensioneve janë projektet e Qeverisë të cilët hasën në kritika nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ndryshimi i kursit të politikave qeveritare financiare do t’i vë nën hije leverditë nga reformat e filluara në këtë fushë, konstaton FMN-ja pas vizitës në Maqedoni.

FMN

“Rritja e barazisë më të madhe të të ardhurave dhe përmirësimi i standardit jetësor do të kërkojë politika fiskale të kombinuara për të ecur drejt rritjes dhe përkushtimit të pahezitueshëm nga agjenda ambicioze për reforma strukturore”.

Rritja e pagës minimale prej 14.500 denarë nuk do të japë rezultate serioze, thonë nga Fondi. Misioni i FMN-së ka vlerësuar se me pagën më të lartë minimale do të ulet varfëria tek qytetarët që janë në marrëdhënie të rregullt pune. Rekomandimi është që konkurrenca në sektorin privat të përmirësohet me rritjen e pagës minimale në përputhje me produktivitetin e kompanive.

FMN

“Përfaqësimi i varfërisë është shumë më i lartë tek ata që janë të papunë. Prandaj, rritja e pagës minimale ndoshta nuk do të jetë efektive në uljen e varfërisë, sidomos nëse kjo ndikon në zvogëlimin e punësimit formal”.

Ministrja e financave, Nina Angelovska, nga ana tjetër thotë se përveç kritikave nga institucioni ndërkombëtar monetar ka edhe lëvdata për reformat e realizuara në fushën e ekonomisë dhe politikës fiskale.

Në raport thuhet se mund ta ngadalësojë rritjen e të ardhurave, si rezultat i tatimit personal. Të ngadalësohet rritja nuk do të thotë të mos ketë rritje, sepse ne po projektojmë që të vazhdojë rritja e mbledhjes së të ardhurave nga tatimi personal  dhe kjo ka të bëjë me efektin natyror të rritjes së ekonomisë, do të ulet edhe papunësia. Nga ana tjetër rriten pagat- deklaroi Nina Angelovska.

Nga FMN-ja për vitin e ardhshëm parashikojnë normë të rritjes së Prodhimit Bruto Vendor për 3.4%, që është më e ulët edhe se projeksioni qeveritar por më ulët edhe se parashikimet e BPRM-së të cilët presin që ekonomia të rritet për 3.8%

Ile Petrevski 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...