Një ngadalësim i fuqishëm pritet në rritjen ekonomike botërore. Ekonomitë e përparuara, me eurozonën në krye, janë në vështirësi dhe konflikti tregtar kinezo-amerikan vazhdon, duke detyruar FMN-në që të rishikojë në rënie për vitin 2019 ekonominë botërore.

“Rritja e ekonomisë botërore do të arrijë 3,3%, ose një rënie me 0,2% në krahasim me parashikimin e janarit dhe 0,4% në raport me atë të tetorit”, njoftoi sot Fondi Monetar Ndërkombëtar pas 3,6% që arriti rritja ekonomike në vitin 2018.

Lista e vendeve dhe rajoneve ku parashikimi i rritjes ka rënë është e gjatë, SHBA, eurozonë, Britani e Madhe, Japoni, Kanada, Amerikë Latine, Lindje e Mesme etj.

“Ngadalësimi ekonomik në fakt ka prekur 70% të ekonomisë botërore”, theksoi shefja ekonomiste e FMN-së, Gita Gopinath gjatë një konference për shtyp.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...