Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rishikoi në ngritje parashikimet për rritjen ekonomike në vitet 2019 dhe 2020 për SHBA-në, duke paralajmëruar për pasojat negative të luftës tregtare kino-amerikane.

Ndonëse institucioni thekson, në raportin e tij vjetor të publikuar sot, se në muajin korrik, ekonomia e parë botërore ka regjistruar periudhën më të gjatë të zgjerimit ekonomik në historinë e saj, ajo kritikon boshllëqet e shumta në aspektin social, në çështjet e edukimit, të mbrojtjes sociale dhe të shëndetit.

Nga ana tjetër FMN-ja nxiti dje bankat qendrore që të mbajnë një politikë lehtësuese, duke theksuar se ekonomia botërore është në një situatë delikate për shkak të një rikthimi të tensioneve mes SHBA-së dhe partnerëve të saj tregtar.

“Prioriteti absolut është që të zgjidhen tensionet tregtare aktuale duke përshpejtuar modernizimin e sistemit tregtar ndërkombëtar”, theksoi Christine Lagarde, drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar në një mesazh të publikuar të mërkurën në kuadër të mbledhjes së G20 Financë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...