Vërejtjet në raportin e FMN-së për vendimin e qeverisë për të rritur pagën minimale pa produktivitet të ekuilibruar, sipas Zëvendëskryeministres për ekonomi, Mila Carovska, nuk janë kritika dhe pretendime, por thjesht një alarm për gjendjen. Carovska këtë e theksoi sot gjatë vizitës në një kompani që përdor një pjesë të masave qeveritare për rritjen e pagave.

Ata alarmojnë, nuk pohojnë, nuk thonë se nëse pagat rriten pa u rritur produktiviteti, atëherë mund të ketë ndonjë problem në planin afatgjatë. Këtë edhe ne e kemi theksuar së bashku me institucionet financiare ndërkombëtare. Investojmë në kompani që mund të rrisin pagat e punëtorëve edhe në mënyrë të pavarur edhe me mbështetje të qeverisë, por gjithashtu investojnë për të pasur vlerë të shtuar që produktiviteti të lëvizë së bashku me rritjen e pagave. “-tha Mila Carovska, zv/ministre e Ekonomisë.

Nga FMN janë të prerë se rritja e mëtutjeshme artificiale e pagës minimale mund të çojë deri në largime nga puna e me këtë edhe të rritet rreziku nga varfëria.

“Rritja e pagës minimale nuk është masë e projektuar mirë. Nëse rrogat minimale janë shumë të larta në raport me produktivitetin, kjo mund t’i zmbraps punëdhënësit nga hapja e vendeve formale të punës”-thonë nga FMN.

Në dhjetor të vitit të kaluar filloi pagesa e rrogës së rritur minimale prej 14.500 denarë, që sipas paralajmërimeve, e kanë marrë rreth 90 mijë punonjës. Një javë paraprakisht, në fuqi hyri edhe masa qeveritare për subvencionet e kontributeve. Ajo vlen për të gjitha kompanitë private që do të marrin vendim t’i rritin pagat prej 600 deri 6000 denarë. Nga FMN-ja në raport theksuan që rritjet e këtilla të rrogave mund të shkaktojnë rritjen e ekonomisë informale.

Ile Petreski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...