Pjesëmarrja e ekonomisë së zezë në sektorin e përgjithshëm të ekonomisë në Maqedoninë e Veriut arrin 37.6 për qind. Këto janë të dhënat e fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Sipas këtyre të dhënave Maqedonia e Veriut, është në vendin e katërt në rajonin e Evropës Juglindore, ku ekonomia e zezë zë hapësirë të konsiderueshme. Menjëherë pas saj renditen Kosova me 38.8 për qind, Mali të Zi 38.2 dhe Bullgaria me 37.8 për qind të pjesëmarrjes së ekonomisë së zezë.

Nga ana tjetër para Maqedonisë së Veriut, në këtë drejtim janë Kroacia, me 35 për qind të pjesëmarrjes në ekonominë e zezë, Rumania (34.8 për qind), Serbia dhe BeH (me 34.8 për qind), Greqia (30.2 për qind), Turqia (29.6 për qind) dhe Shqipëria (28.3 për qind)

Tre shtetet udhëheqëse në Evropë, me pjesëmarrje më të vogël në ekonominë e zezë janë Austria, me 9.4 për qind, Luksemburgu, 9.7 dhe Zvicra me 9.8 për qind.

Në analizën e FMN-së, theksohet se përqindja e ekonomisë së zezë, e matur në bazë të Bruto Prodhimit Vendor, shënon rënie në të gjitha rajonet e botës. Megjithatë ata potencojnë se kjo pjesë joformale e aktiviteteve ekonomike, e cila është jashtë ekonomisë rregullare dhe sistemit të tatimit, është shumë vështirë të matet.

“Personat dhe kompanitë e përfshira në ekonominë joformale zakonisht punojnë me vëllim të vogël. Kjo nënkupton se nuk ka statistikë zyrtare për ekonominë jo formale apo ekonominë e zezë, siç thuhet ndonjëherë. Kësisoj ekonomistët individualisht duhet ta vlerësojnë madhësinë e saj. Disa teknika të zakonshme përfshinë hulumtime apo indikator indirekt, siç është kërkesa e valutave të huaja”, thuhet në analizën e FMN-së.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...