Tre për qind do të jetë rritja e ekonomisë së vendit për këtë vit sipas parashikimeve të Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Për periudhën e ardhshme parashikimi i rritjes së BPV-së në Maqedoninë e Veriut do të jetë 3,1 për qind, ndërsa deri në vitin 2024 rritja do të arrijë deri në 3,5 për qind.

Nga vendet e rajonit këtë vit rritje më të lartë do ta ketë Kosova 4,2 për qind duke e ndjekur Shqipëria me 3,7 për qind, Serbia 3,5 për qind, Bullgaria 3,3 për qind, Mal i Zi 2,8 për qind dhe Kroacia më të ulëtën me 2,6 për qind.

Në raportin më të ri të FMN  parashikimin global për rritjen ekonomike këtij viti është 3,3 për qind, dhe që rezulton si rritje më e vogël që nga viti 2016. Projeksioni i mëparshëm ishte 3,5 për qind, por ai u ul gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Arsyet  për zvogëlimin e rritjes janë tensionet tregtare nga dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja, si dhe edhe problemet ekonomike të vendeve të pasura evropiane si Italia dhe Franca.

Rritje më të ulët FMN parasheh edhe për ekonominë më të fuqishme në botë, SHBA-të, ku prej projeksionit të parë që ishte 2,9 ai u ul në 2,3 për qind. Ndërsa në eurozonë rritja këtë vit do të jetë vetëm 1,4 për qind.

Loading...

Shpërndaj me