Udhëtarët po përgatiten të ngjiten në bord në fluturimin më të gjatë në botë, një maratonë prej gati 19 orësh midis Singaporit dhe Nju Jorkut.

Dy pilotë dhe dy ndihmës pilotë nuk do të jenë aspak shumë si numër për të zëvendësuar njëri-tjetrin në intervale thuajse të njëjta për drejtimin e ”Airbus A350 900 ULR” i cili do të përshkojnë 16 700 kilometra që ndajnë qytet-shtetin e Singaporit nga Nju Jorku.

Për këtë fluturim ”SQ22” të ”Singapore Airlines” nisja e së cilit është njoftuar në orën 23:35 (15:35 GMT), aparati është programuar për të transportuar 161 persona, përfshirë 67 në klasin business, 94 në premium economy, por asnjë në klasin ekonomik.

”Aktiviteti i ekuipazhit, i cili numëron gjithashtu 13 personel në kabinë  do të ndahet midis tyre”, saktësoi ”Singapore Airlines”, në mënyrë që secili të mund të marrë pauzën e nevojshme prej katër orësh.

Sfida për pasagjerët do të jetë si të mbushin kohën.

Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim:

 

Loading...

Shpërndaj me