Ndeshja e parë si titullar e Florian Kamberit me skuadrën e Rejnxhërs ka rezultuar me fat për skocezët, të cilët kanë kaluar mes 16 më të mirëve në Ligën e Europës. Sulmuesi më i ri i kombëtares së Shqipërisë, ka ndihmuar ekipin e tij që të vazhdonte rrugëtimin në këtë turne me një fitore 1-0 në transfertë përballë Sporting Braga pasi sfida e parë u mbyll me fitore të skocezëve me 3-2. Kamberi qëndroi në fushë deri në minutën e 78 të sfidës, për t’u zëvendësuar nga Xherard i cili mendoi të mos e rrezikonte më shumë, pasi ai kishte marrë një karton të verdhë për një goditje me bërryl ndaj kundërshtarit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...