Flori Mumajesi është rikthyer sërish në tregun muzikor me dy projekte, por duket se nuk do të ndalet me kaq. Pas një pauze të gjatë Flori sërish publikoi sot një lajmërim në instagram për këngën e re. Të gjithë menduan se është një këngë tjetër solo e tij, por bashkëpuntorët e tij të ngushtë Bruno dhe Klajdi Haruni i’a zbuluan këngëtaren që është pjesë e duetit. Në këtë projekt muzikor vjen edhe Arilena Ara e cila nuk është hera e parë që bashkëpunon me kantautorin e famshëm. Nallane 2 ishte bashkëpunimi i tyre i suksesshëm, ndërkohë që të gjithë fansat e këngëtarëve mezi presin këngën e rradhës që do ta publikojnë dy artistët.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...