Tajson Fjuri është më se i sigurt se lufta e tij e re me Diontej Vajlder, kurë nuk do të zhvillohet pasi ai do të ik nga një përballje të re të mundshme. Të dielën britaniku 37 – vjeçar ishte i pakënaqur nga vendimet e referëve (115:111 Vajlder, 114:112 Fjuri, 113:113), ashtu me njëherë doli me propozimin për zhvillimin e një luftë te re. “Kam një parandjenjë se do ti vesh atletet për vrap dhe do të ik nga unë”,ka thënë ” mbreti i ciganëve”, duke shtuar ” Duhet të shpërblehem, ashtu që në Britani të Madhe, ta kthejë brezin e kampionit në WBC. Për fat të keq ai mbeti në SHBA. Të dy mbetëm të pamposhtur, ashtu që duhet sërish të përballemi mes vete.” – ka thënë Fjuri.

Loading...

Shpërndaj me