Boksieri britanik Tajson Fjuri është kampioni i ri i botës në peshën e rëndë, në versionin VBC,  pasi që mundi Deontej Uajllderin, me nokaut teknik në raundin e shtatë. Ishte një triumf i merituar për Fjurin, që dominoi përballjen në tërësi. Për britanikun Fjuri ishte fitorja e 30-të në karrierën e tij, ndërsa e para për amerikanin Deontej Uajllder. Në këtë mënyrë Tajson Fjuri sërisht rikthehet te tituli kampion bote në peshat e rënda në versionin VBC. Fjuri dy herë hodhi në tapet Uajllderin në raundin e tretë dhe të pestë, para se gjyqëtari të ndërprejë ndeshjen në raundin e 7-të, kur Uajllder për herë të tretë nuk kishte përgjigje për goditjet e Tajson Fjurit. Ndryshe kjo ishte përballja e dytë mes dy boksierëve, pasi që sfida e parë në dhjetor të vitit 2018 u mbyll me barazim.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...