Boksieri britanik Tajson Fjuri pritet të përfitojë 20 milionë stërlina nga revanshi që do të zhvillojë me kampionin e botës të peshës së rëndë në kategorinë VBC, amerikanin Deontej Uajlder. Në sfidën e pare (dueli i 2 dhjetorit u mbyll në barazim), britaniku fitoi 7 milionë stërlina, ndërsa tani kjo shifër është gati 3 herë më e lartë. Sipas “Daily Mail”, revanshi mes Uajlder dhe Fjuri pritet të gjenerojë nga PPV (pay per vieë-paguaj për ta parë) shumën e 50 milionë stërlinave. Fjuri do të marrë 40% të të ardhurave dhe ëilder 60%. Konfirmohet gjithashtu se dueli do të zhvillohet në Nju Jork dhe jo në Las Vegas, natyrisht në stadiumin gjigant të “Madison Square Garden”. Ndërsa data kur dy boksierët e peshës së rëndë do të kryqëzojnë dorezat pritet të jetë 18 maji.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...