Deontej Uajllder dhe Tajson Fjuri, në 3 ora të mengjesit të ditës së diel, do të zhvilojnë përballjen e dytë mes tyre në Las Vegas, e vlevshme për titullin e peshave të rënda në versionin VBC, pasi që sfida e parë, me vendim të gjyqëtarëve, u mbyll më barazim. Në matjen zyrtare, Fjuri u tregua të ketë gati 20 kg më shumë se Uajllderi dhe boksieri britanik peshonte 123 kg në krahasim me amerikanin Uajlllder që u ndal në 104 kg. Është interesant fakti se të dy boksierët kanë shtuar peshat e tyre në krahasim me përballjen e parë. Fjuri ka 7 kg më shumë, ndërsa Uajllder ka shtuar 8 kg. Ndryshe boksieri amerikan Deontej Uajllder mbron titullin në këtë kategori, duke shënuar 42 fitore dhe një barazim, ndërsa britaniku Tajson Fjuri numëron 29 fitore dhe një barazim.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...