Tajson Fjuri mposhti Deontej Uajllderin dhe arriti t’i rrëmbente atij titujt botëror. Pas takimi britaniku paralajmëroi se mund të shohim ndoshta edhe pjesën e tretë të kësaj përballje.

“Uajllderi nuk tërhiqet kurrë lehtë. Unë kam një gungë të shkaktuar nga ai. E dija se nëse nuk më mposhti kur isha në 50% tim, atëherë nuk do të më mposhte kurrë. Dua të zhvilloj ndeshjen tjetër me të nëse ai do. Jam pak i mërzitur, pasi i thashë se do të hedh në raundin e dytë. “Barazimi? Për mua ishte si një humbje, pasi doja të fitoja me KO. Trajneri im më tha se do ta hidhja me nokaut dhe unë e besova. Kishte të drejtë, tha mes tjerash Fjuri.

Ai ka folur dhe për një ndeshje të mundshme me Entoni Xhoshuan.

“Dua të shijoj fitoren dhe të festoj, pasi ‘Gypsy King’ është në majë. Uajllder ka nevojë për t’u rikuperuar dhe mendoj se ai do një ndeshje tjetër, jam i sigurt se do të duelojmë sërish. Nëse jo, janë menaxherët e mi që do të vendosin se me kë duhet të luftoj”, – tha në fund Fjuri.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...