Trofeu evropian i klubit të Hendbollit “Vardari” ka mbërritur në Spitalin Klinik “Axhibadem Sistina”. Hendbollistët e Vardarit kanë qëndruar në hapësirat e spitalit për të mundësuar që të gjithë pacientët e Sistinës të cilët janë adhurues të tyre të mund t’i takojnë dhe të fotografohen. Spitali Klinik “Axhibadem Sistina” si partner zyrtar i Vardarit, tanimë 6 vite të tëra kujdeset për ekipin e Vardarit duke vënë në dispozicion të gjithë kuadrin mjekësor të Spitalit. Hendbollistët e “Vardarit” thonë se fitorja i takon edhe Spitalit aq sa i takon ekipit sportiv.

Para së gjithash e rëndësishme është parandalimi, se si ata sillen. Pjesa jonë e kirurgjisë vjen vetëm atëherë kur është e patjetërsueshme. Parandalimi dhe kontrollet rutinë janë të rëndësishme, dhe këtë e dinë se si të kujdesen për shëndetin e tyre sepse nga ajo varen – tha Mihajlo Ivanovski, Traumatolog Sistina.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...